Rreth 20 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, Dobraç të Shkodrës, ku ndodhi një atentat, e për pasojë u vranë dy persona.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se autorët, dyshohet se janë larguar me një automjet në drejtim të Malësisë së Madhe.
“Në vendin e ngjarjes janë gjendur 20 gëzhoja. Autorët janë larguar me një automjet, dyshohet në drejtim të Malësisë së Madhe. Ende nuk dihen se kush janë këto dy persona, të cilët përdorën një motor në këtë ngjarje. Edhe ngjarja e 10 tetorit kanë qenë paralajmërim, por autorët nuk qëlluan pasi ka qenë një zonë e frekuentuar, pedonalja e Shkodrës. Nga policia na konfirmohet se nuk përjashtohet asnjë pistë, po punohet nga të gjitha drejtimet. Vijon kërkimi nga ana e policisë”, raportoi gazetari Ervin Leka./abcnews.al