Vrasja e Xhuvanit, Berisha: Paplekaj qëlloi për vetëmbrojtje, Bardhi e braktisi

schedule12:26 - 1 Korrik, 2022

schedule 12:26 - 1 Korrik, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme për shtyp ka komentuar dhe njëherë ngjarjen e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Berisha ka akuzuar sërish Gazment Bardhin, duke e quajtur si të implikuar në ngjarje së bashku me Taulant Ballën. Sipas tij, Bardhi dhe Balla në marrëveshje sëbashku ndaluan komisionin hetimor për këtë ngjarje.

“Ngjarja e Elbasani është një nga ngjarjet kriminale më të rënda të këtij vendit. Vetë kryetari i qeverisë, ministri i brendshëm, drejtori i policisë, janë të implikuar dy zëvendës drejtorët, janë të implikuar prokurorë dhe pa asnjë diskutim në rrafshin politik është Taulant Balla dhe përgjegjësi ka për ngjarjen Gazment Bardhi. Unë kam një seri statusesh të publikuara në atë kohë që vinin në kundërshtim me komunikatat e narko shtetit. Kuptova se kemi të bëjmë me një akt kriminal që po mbulohej nga shteti. Nuk e3 njihja Arbër Paplekajn, pore çdo njeri që kishte pasur rastin ta njohë fliste vetëm fjalë të mira për të. Kjo përbënte një garanci që ai të mos përdorte kurrë armën në qytet. Nuk ishte njeri i pamësuar me armë. Nuk mund të qëllonte ai, tek ata që nuk po i rrezikonin jetën. Doli se në anën tjetër të rrugës, ishin dy tuta revolesh që po qëllonin, çka shpjegon se përse qëlloi Paplekaj.

Kam shprehur keqardhjen më të thellë të Xhuvanit. Tradhtia, faktikisht Xhuvanin e vranë për së dyti, Balla, Bardhi, Edi Rama dh Ardi Veliu. Sepse donin ta mbyllnin çështjen.  Aty mund të kishim pasur katër të vdekur ne.

Gaz Bardhi e keni dëgjuar të flasë. Është në burg Paplekaj. Ai heshti. Ai ishte në stafin e tij. Kishte shkuar atje për Gaz Bardhin dhe u krijua n jë komision parlamentar. Sigurisht që çështja do të hetohej dhe duhet të kërkonte hetimin e plotë. Nëse Paplekaj do të qëllonte duke ekzagjeruar rrezikun nuk ishte vetëmbrojtje. Bardhi u zhduk dhe komisionin hetimor parlamentar e mbyllën me Taulant Ballën”, tha Berisha.

Ish-kryeministri akuzoi gjithashtu kreun e qeverisë, duke e quajtur atë peng të Ardi Veliut. “Edi Rama është peng i Ardi Veliut se Ardi Veliu di shumë gjëra për Edi Ramën, ndaj nuk e shkarkonte dot”, tha Berisha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!