Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, gjykata vendos për gjashtë të dyshuarit

schedule14:41 - 21 Korrik, 2020

schedule 14:41 - 21 Korrik, 2020

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Klevis Allën dhe Altin Ndocin të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

Trupi gjykues vendosi “arrest me burg” në mungesë për Talo Çelën të shpallur tashmë në kërkim, dhe tre persona të tjerë.

Këta tre persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Talo Çela është marrë i pandehur edhe për grabitjen e në aeroportin e Rinasit më 9 prillit 2019.

Ndoci dhe Alla janë të dyshuar edhe për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit në qytetin e Durrësit në Mars.

Klevis Alla ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e Durrësit, duke treguar mënyrën se si kanë kryer vrasjet, vendin e hedhjes së armëve, braktisjen e makinës së krimit dhe emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrasje.

Alla është lakuar nga burime brenda hetimit se ka qenë personi kryesor që ka çuar hetimet drejt kapjes së autorit kryesor, Altin Ndocit.

Pasi i vrau me breshëri të gjata automatiku, Altin Ndoci u shkoi edhe në varrim dhe të treta vellëzërve Haxhia për të ngushëlluar të afërmit e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!