Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Gjykata e Posaçme e Apelit dënon me 25 vjet burg Klevis Allën

schedule10:48 - 14 Nëntor, 2024

schedule 10:48 - 14 Nëntor, 2024

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 25 vite burg Klevis Allën, me 6 vite burg Besian Xhixhën dhe 5 vite burg Enver Divën për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, ngjarje e ndodhur në Durrës në Mars të 2020, si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt.

Apeli ka prishur pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për Klevis Allën, që ka qenë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë, duke ia pushuar çështjen lidhur me akuzën për veprën penale të sigurimit të kushteve për të kryer vrasje, si dhe per veprën penale të bashkëpunimit në grup kriminal, por dënimi ndaj tij mbetet i njëjtë.

Ai u dyshua fillimisht se siguroi informacione për vendodhjen e vëllezërve Haxhina, por rezultoi se mori pjesë drejtpërdrejt në vrasje, bashkë me Nuredin Dumani, Henrik Hoxhën që dyshohen si ekzekutor si dhe shtetasit besian Xhixho e Enver Diva./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!