SHKODËR- Kapet një tjetër bashkëpunëtor i autorit të vrasjes së Valter Fjerza, ngjarje e ndodhur më shtator 2023.
Policia e Shkodrës thotë se i arrestuar është 22 vjeçari Aleksandër Mëhilli, banues në fshatin Hot i Ri.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 21-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
22-vjeçari ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21 shtator të 2023 në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri Valter Fjerza.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që e kishte me vete.
Si ndodhi krimi
Valter Fjerza, i cili mbeti viktimë, ishte nisur me makine drejt lokalit të fshatit pasi kishte mësuar se i vëllai, Kol Fjerza po konfliktohej me 5 djem të fisit Mëhilli. Sherri mes Kol Fjerzës dhe autorit të dyshuar, Klodian Mëhilli kishte lindur për një vend parkimi në rrugicën e lagjes.
24-vjeçari Mhilli prentedonte se 35 vjecari Fjerza i kishte bllokuar rrugën për të hyrë në banesë. Mëhilli, gjatë debatit, ka nxjerrë armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar drejt Valter Fjerzës duke e lënë të vdekur../abcnews.al