Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, tha se sulmet ndaj forcave amerikane në Jordani ishin të lidhura drejtpërdrejt me luftën e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, e cila ka vrarë më shumë se 26,000 palestinezë që nga tetori i kaluar. Në një prononcim për Reuters, Abu Zuhri është shprehur:
“Vrasja e tre ushtarëve amerikanë është një mesazh për administratën amerikane që nëse vrasja e të pafajshmëve në Gaza nuk ndalet, ajo duhet të përballet me të gjithë kombin… Vazhdimi i agresionit amerikano-sionist ndaj Gazës është në gjendje të shpërthejë situatën në rajon.”, theksoi ai.
Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas sulmit me dron ndaj forcave amerikanë të vendodura në Jordaninë verilindore pranë kufirit me Sirinë. Presidenti Joe Biden akuzoi grupet e lidhura me Iranin ndërsa shtoi se autorët nuk do të mbeten pa u ndëshkuar./abcnews.al