Në thyerje të masave anti-covid me thirrjet “Duam drejtësi” një grup qytetarësh, mes të cilave edhe këngëtari i njohur Arkimed Lushaj i njohur si Stresi kanë protestuar pasditen e sotme përpara ministrisë së Brendshme për vrasjen e të riut Klodian Rasha në orët e para të ditës së djeshme.
“Të japë dikush dorëheqjen për këtë punë” kërkoi Stresi. “Të largohet Lleshaj, poshtë komunizmi” ishin thirrjet e grupit të qytetarëve.
Klodian Rasha u përcoll sot për në banesën e fundit, pasi u ekzekutua dje, ndërsa polici që e vrau është arrestuar dhe akuzuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes duke shpërdoruar detyrën. / db/Abcnews.al