Kanë mbërritur në gjykatën e Elbasanit 4 të rinjtë, që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh. Autori kryesor i dyshuar për krimin është Orgito Çarçiu, i cili nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 12 vite burg.
Gjithashtu pritet vendim për të arrestuarit e tjerë, përkatësisht për; Ergi Karaj, Stiven Murati,Xhonatan Çekrezi. Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj të këtij viti në qytetin Gramshit.
Në Gjykatë ndodhen edhe familjarët e katër të miturve, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”