Vrasja e taksistit në Prezë, fqinji: Nuk kishte konflikte, dëgjuam krisma automatiku

schedule12:35 - 4 Gusht, 2020

schedule 12:35 - 4 Gusht, 2020

Fqinji i Abdulla Budllës, 71-vjeçari që u ekzekutuar një ditë më parë me 7 plumba në Fushë-Prezë ka  treguar për mediat se si e morën vesh ngjarjen.

Ai tha se u dëgjuan krismat e automatikëve që alarmuan të gjithë zonën.

Lidhur me ndonjë dyshim që ka prodhuar këtë ngjarje të rëndë, fqinji deklaroi se i ndjeri nuk kishte asnjë konflikt dhe se jetonte me bashkëshorten.

“Jo problematikë, Nuk ka pasur asnjë lloj problemi, asnjë lloj halli. Ka qenë pensinist. Ka pasur banuar në Elbasan dhe punonte taksist në të zezë si të gjithë të tjerët. Ne komunikim kemi pasur përditë, shqetësime nuk ka pasur.

Nuk ishte njeri problematikë. Djemtë kanë që në demokraci që jetojnë andej. Vinin në verë në kohën e pushimeve. Unë isha te puna dhe dëgjova krismat e automatikut. U alarmuam të gjithë. Ai jetonte me gruan. Nuk ka pasur asnjë lloj problemi”, shprehet ai i tronditur./abcnews.al