Policia ka shpallur në kërkim për të marrë në pyetje Arbër Murataj, djalin e Admir Muratajt. Për të nuk ka urdhër arresti por kërkimi policor është bërë për t’u pyetur në lidhje me vrasjen e Stivën Toshkësit, nëse ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, pasi ai ka pasur më herët konflikt me viktimën.
Shkak i konfliktit midis Arbër Muratajt dhe Stiven Toshkesit thuhet se ishte një vajzë, me të cilën Toshkesi ishte i lidhur. Që ditën e vrasjes i është bërë kontroll në banesë dhe nuk është gjetur. Gjatë kontrollit aty është gjetur kushëriri i tij me një sasi të vogël hashashi, që e ka marrë përsipër ai si përdorues dhe është arrestuar.
Arbër Murataj është djali i Admir Murataj, personit që realizoi grabitjen e miliona eurove në aeroportin “Nënë Tereza”, vend ku dhe u vra nga policia. Toshkësi mbeti i vrarë pak ditë më parë në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet. Ensi Maze së bashku me shokun e tij, Axel Hoxha goditën për vdekje me thikë 20 vjeçarin./abcnews.al