Vrasja e shqiptarit në sy të gruas, suedezi mohon akuzat: Erdha në Londër për një vajzë që njoha në FB

schedule17:01 - 11 Janar, 2022

schedule 17:01 - 11 Janar, 2022

Një kickbokser suedez ka mohuar akuzat në lidhje me vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri në Londër, në sy të gruas dhe djalit të tij në prag të Krishtlindjeve.

Ai i tha gjyqtarëve se kishte shkuar në Londër për të parë Netflix me një vajzë që kishte njohur në internet.

Anis Hemissi, 24 vjeç dyshohet se ka qenë personi i armatosur që vrau Flamur Beqirin, 36 vjeç, në sy të familjes së tij më 24 dhjetor 2019.

Prokurorët pretendojnë se Hemissi ishte pjesë e një ekipi prej katër vrasësish me pagesë të dërguar nga Suedia për të vrarë babanë e dy fëmijëve për shkak të një rivaliteti të dhunshëm midis dy rrjeteve të krimit të organizuar në vendin skandinav.

Hemissi tha se ai fluturoi për në Londër nga Danimarka, më 20 dhjetor 2019 për të takuar një vajzë 22-vjeçare, Nadine, e cila i kishte dërguar kërkesë për miqësi në Facebook. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!