Vrasja e shqiptarit në Itali, 2 pyetjet që po “mundojnë” hetuesit: Vrasësi jo profesionist

schedule14:46 - 5 Gusht, 2022

schedule 14:46 - 5 Gusht, 2022

Për të gjetur vrasësin e Shefki Kurtit, 72-vjeçarit shqiptar që u gjet i copëtuar në Itali, hetuesit duhet t’i përgjigjen dy pyetjeve: Pse dhe ku u vra i moshuari?

Por gjithashtu ku e copëtoi vrasësi kufomën e 72-vjeçarit shqiptar të gjetur në Adigetto më 28 korrik.

Inspektimet e ekspertëve të mjekësisë ligjore vijojnë, ndërsa shtëpia e shqiptarit në Badia Polesine është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në banesën e cila ndodhte në via Ghirardini 78, sipas burimeve nga grupi hetimor, po kërkohen gjurmë gjaku.

Pas një kontrolli fillestar, ushtarët e Risit do të kthehen sërish për të bërë kontrolle të tjera.

Hetuesit po kërkojnë gjurmë gjaku pasi copëtimi i një trupi kërkon gjakderdhje të madhe. Është e pamundur që vrasësi të pastronte vendin e ngjarjes nëse trupi do të ishte copëtuar atje ku u gjetën gjymtyrët.

Lexo edhe: 72-vjeçari shqiptar u gjet i copëtuar në Itali, flet djali: Nuk e di kush donte ta lëndonte, është bërë copë pa arsye

Duket se vrasja nuk është kryer nga një profesionist.

Kufoma e gjymtuar u gjet disa ditë pas zhdukjes së 71-vjeçarit më 24 korrik.

Vrasësi as nuk u përpoq të hiqte qafe pjesët më të dallueshme të viktimës, siç bëjnë zakonisht vrasësit me përvojë. Aq sa u gjet koka dhe dukej qartë edhe një tatuazh në lëkurën e të moshuarit, elementë që lejuan menjëherë të afërmit ta njihnin.

Megjithatë mbetet ende mister vendi i saktë ku është kryer një vrasje kaq e tmerrshme.

Sipas dëshmisë së fëmijëve, Alketa dhe Arben, Shefkiu nuk kishte armiq.

Por, sipas hetuesve italianë dikush, në realitet, duhet ta ketë urryer shumë Shefki Kurtin, deri në atë pikë sa ta vrasin pa mëshirë, duke bërë trupin copa-copa dhe më pas duke e hedhur në kanal me shpresën se nuk do të gjendej kurrë.

Autopsia duhet të zbulonte edhe armën e vrasjes si dhe atë të përdorur për copëtimin e trupit. Duke pasur parasysh prerjet e pastra, mund të jetë një sharrë rrethore.

Hetuesit po gërmojnë jetën e viktimës dhe familjes së tij dhe financat e 71-vjeçarit, të cilat rezultojnë se janë mesatare. Pra, pyetja që po i mundon hetuesit është se cili do të ishte motivi që armatosi dorën vrasëse?/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!