Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e shqiptarit në Athinë/ Autori i maskuar dhe me motor e qëlloi nga afër

schedule15:21 - 19 Gusht, 2025

schedule 15:21 - 19 Gusht, 2025

Policia greke eshte ne kërkim te autoreve te vrasjes se shqiptarit Artur Bashimi. 47 vjecari u gjet i vrare me nje plumb ne koke mbrëmjen e se hënës ne zonën e Agios Panteleimonas në Athinë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autori ishte ne nje motor dhe i veshur me te zeza dhe ne kokw mbante njw helmetw pwr tw mos u identifikuar.

Ai i është afruar shqiptarit dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke u larguar pa gjurmë.

Ndwrkohw Artur Bashimi, i njohur ndryshe edhe si Artur Turabi, ishte një emër i njohur për policinë. Në shkurt të vitit 2022 ai ishte arrestuar si pjesë e një grupi që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik.

Në prill të vitit 2024 ai u arrestua sërish, po ashtu si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi.

Ndërkohë sipas mediave greke, 47-vjeccari është vëllai i Marsel Bashimit, i njohur edhe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita. Ky i fundit eshtë një person me prececent penalë në shtetin fqinj.

Marsel Bashimi në korrik 2022 u arrestua bashkë me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si autorë të një ngjarjeje të rëndë me përdorim armësh në Greqi. Jambelli e Leci akuzohen në Shqipëri si autorë të vrasjes së Komisar Artan Cukut. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!