Greqia u trondit mëngjesin e kësaj të enjte nga një ngjarje e rëndë. 40-vjeçarja nga Shqipëria, u godit me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Sipas banorëve të zonës, çifti kishin blerë një shtëpi në zonën ku edhe ndodhi ngjarja, në Menidi.
Vajza e 40-vjeçares e tronditur nga ngjarja e rëndë, ka njoftuar vëllain e saj nëpërmjet telefonit, duke thirrur “Babai vrau mamin”.
Ka qenë një banore e zonës në Menidi, e cila ka treguar se vajzën e pa në gjendje shoku duke folur në telefon dhe duke thënë se babai i saj ka vrarë nënën e saj, shkruajnë mediat greke.
/abcnews.al/