Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëmbyen dhe vranë të riun/ Gjykata e Apelit lë në burg autorët e vrasjes së Renis Dobrës

schedule11:28 - 19 Gusht, 2025

schedule 11:28 - 19 Gusht, 2025

Gjykata e apelit të përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e  “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, te arrestuar per vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, ku vetem një ditë me pas trupi i të riut u gjet në afërsi të liqenit të Shkopetit.

Gjatë seancës avokatet  kanë kërkuar të cilësohet i paligjshëm arrestimi dhe lirimi i menjëhershëm i dy të dyshuarve me pretendimin se prokuroria nuk ka prova për implikimin e tyre ne vrasjr. Në përfundim gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg të dyshuarit dhe i caktoi afat që të mblidhen prova të tjera shtesë për të provuar akuzën. Në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Sipas hetimeve autorët e kanë ndjekur të riun që nga qyeti i Burrelit dhe rrugës duke shkuar për në banesën e tij ata e kanë dhunuar dhe mbytur. Më pas për të fshehur  krimi, automjetin me te cilin udhetonte viktima  e hodhen në liqenin e shkopetit bashke me trupin e pajetë te 23-vjeçarit.

Renis Dobra kishte pak muaj që ishte kthyer nga Gjermania, shtet ku ishte deportuar, pasi u arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që shpërndanin drogë. Pikërisht në këtë aktivitet hetuesit kane  dyshime  se viktima ka patur konflikt me 4 autoret e dyshuar te ngjarjes. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!