Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Renis Dobrës/ Arrestohen dy prej autorëve, në kërkim dy të tjerë (EMRAT)

schedule07:56 - 16 Korrik, 2025

schedule 07:56 - 16 Korrik, 2025

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, për sa i përket rrëmbimit mbytjes me litar dhe më pas hedhjes në liqenin e shkoopetit, të 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje kjo e ndodhur mbrwmjen e 8 korrikut.

Policia ka arrestuar në tropojë, Petrit Çakrrin ndersa ne Tirane Fatjon Bushgjoka. Në kërkim janë shpallur dy vellezerit e Fatjon Bushgjokajt, që dyshohen si porositës dhe organizatorë të rrëmbimit dhe të vrasjes së Renis Dobrës.

ABCNews, ka siguruar edhe pamjet e rrëmbimit të Renis Dobrës, ku shihet se si automjeti tip Hjundai ndjek nga pas 23-vjecarin, ndërsa pasi e marrin ikin me shpejtësi drejt shkopetit.

Drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka, vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve për drogë mes viktimës dhe autorëve të dyshuar; atyre të arrestuar e 2 të tjerëve në kërkim.

“23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike, dhe dyshohet se me 4 të sipërpëmendurit ka pasur mosmarrëveshje në fushën e narkotikëve”.

Duka tha, se në total nga ky operacion janë sekuestaruar edhe 7 automjete.

Fatjon Bushgjoka, një ndër të arrestuarit

“Gjatë periudhës hetimore dhe veprimeve operacionale u sekuestruan 20 celularë, 7 automjete, një shumë eurosh, një sasi lënde narkotike Kokainë, si dhe prova të tjera të cilat do t’i shërbejnë hetimeve. Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë, 4 shtetas të tjerë, për të cilët po kryhen hetime intensive për të përcaktuar dhe individualizuar përgjegjësinë penale.”

4 autorët e dyshuar, Petrit Çakëri, si edhe 3 vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë persona me precedent të theksuar kriminale. Të tre vëllezërit Bushgjoka, personazhe të njohur për Policinë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Dobra, ku ky I fundit dushohet se punonte, në Gjermani si shpërndarës kokaine për vëllezërit Bushgjoka. Atje Renis Dobra, dyshohet se ka fshehur sasi të konsiderueshme kokaine por edhe para, dhe ky ka qënë motive i rrëmbimit të tij.

I arrestuari 34-vjeçari Bushgjoka ne tetor të vitit 2019,  u arratis nga burgu i Rrogozhinës, ku po vuante një dënim me 6 vite burg për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. Në pranga asokohe kishin rëndë edhe dy vëllezërit e tij. Po ashtu, Petrit Çakrri banues në Tropojë, rezulton të jetë edhe një prej dëshmitarëve okularë të vrasjes së ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari më 12 shtator 1998.

Hetimet e policisë së Dibrës, po vijojnë për persona të tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!