AMA ka reaguar pas vrasjes së Kastriot Reccit në Rrëshen, duke sqaruar se televizionit, ku ai ishte aksioner i është hequr licensa para 1 viti. AMA nuk jep sqarime për arsyet e heqjes së licenses, por duket se ky njoftim ka të bëjë me mediat që e etiketuan Reçin si pronar i televizonit lokal “Media Plus” me seli në Lezhë.
Reagimi i plotë
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.
AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.
Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018. /abcnews.al