Gazetari Ervin Leka i ftuar në “News Line” në ABC News, foli për vrasjen e recepsionistit Earld Nevruzi në Dhërmi ditën e djeshme.
Sipas gazetarit ngjarja ishte e nxitur, por njëkohësisht e paramenduar.
“Trupi i Erald Nevruzit është gjetur pas shumë orësh kërkimesh. Duket se është një ngjarje e nxituar. Është një ngjarje me paramendim, pasi skena që është bërë ka qenë brenda hotelit. Brenda këtij ambienti si duket është bërë dhe vrasja.
Në vitin 2022, autori i ngjarjes është arrestuar për veprën penale ‘ndërtim pa leje’. Policia shqiptare ka pasur kontakte me atë të Anglisë për shkëmbin informacione për Gerald Shehun”, tha ai.
/abcnews.al