Në të njëjtën orë me Tiranën ka disa qytetarë në Durrës kanë dalë në protestë për vrasjen e Klodian Rashës. Ata kanë marshuar për rreth 40 minuta nga sheshi qendror drejt Policisë së Durrësit.
Disa të rinj kanë rrëzuar edhe koshat e mbeturinave duke i vënë flakën disa prej tyre, ndërsa janë hedhur edhe kapsollë.
Protestuesit mbanin në duar pankarta ndërsa bënë thirrje “Poshtë diktatura”./mv.abcnews.al