Vrasja e Rashës, Hajdaraj kërkon gjykim të shkurtuar: U vetëmbrojtja. Caktohet gjyqtarja

schedule12:17 - 13 Prill, 2021

schedule 12:17 - 13 Prill, 2021

Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin dhe ka caktuar trupën gjykuese që do shqyrtojë çështjen ndaj ish efektivit Nevaldo Hajdaraj i akuzuar për vrasjen e Klodian Rasës.

Seanca e parë e kësaj çështjeje do zhvillohet më 29 prill në orën 12:30, me kryesuese gjyqtaren Armela Hasantari.

Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën e Hajdarajt që procesi ndaj tij zhvillohet me gjykim të shkurtuar. Hajdaraj ka kërkuar edhe ndryshim të akuzës, nga ajo e vrasjes me dashje, në vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Prokuroria ka dalë në përfundimin se  Nevaldo Hajdaraj e ka kryer krimin me dashje dhe për këtë ndaj tij është ngritur akuza e  vrasjes me dashje.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 8 Dhjetorit në zonën e Laprakës në Tiranë, ku Rasha kishte dalë në rrugë duke shkelur orën policore. Hajdaraj në momentin e arrestimit pretendoi se e kishte qëlluar pasi kishte menduar se Rasha ishte drejtuar me armë, por nga hetimet rezultoi se ai ka qenë i paarmatosur./mv.abcnews.al