Ekzekutimi i rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, dënohet me burgim të përjetshëm Aleksandër Perdoda

schedule17:10 - 27 Prill, 2022

schedule 17:10 - 27 Prill, 2022

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Aleksandër Perdodën i cili akuzohet për vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simonit.

Ndërsa Agron Lushi është shpallur i pafajshëm për veprën penale ‘’moskallëzim krimi.”

Ngjarja e rëndë ndodhi në 27 prill 2020 në fshatin Lam Lukaj të Lezhës.

Avokatët e të pandehurit kanë kundërshtuar vendimin duke deklaruar se nuk ka asnjë provë që e implikon Perdodën me vrasjen e dyfishtë.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar më 11 shkurt 2022 edhe vëllai i Aleksandër Perdodës, Edmond Perdoda.

Ai rezultonte i shpallur në kërkim për akuzat e “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lexo edhe: Bashkë me vëllanë ekzekutuan rapsodin e njohur e mikun e tij, kush është i arrestuari nga RENEA

Si ndodhi ngjarja

Më 27.04.2020, në fshatin Lalm i Ri, Lezhë, janë vrarë me armë zjarri Kol Murrani dhe Preng Simoni.

Autorët e ngjarjes u identifikuan si vëllezërit Aleksandër Perdoda (i dënuar sot, 27 prill nga Gjykata me burgim të përjetshëm) dhe Edmond Perdoda i cili u arrestua më 11 shkurt nga RENEA.

Më 27.04.2020 Kol Murrani dhe Preng Simoni shkuan për të vizituar banesat e tyre të vjetra në fshatin Lalm Lukaj, por u përballën me dy vëllezërit e armatosur, të cilët dyshohet se kishin mbjellë kanabis në tokat e dy viktimave. Rapsodi i njohur Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u ekzekutuan me breshëri arme kallashnikovi.

Trupat e viktimave janë lënë në pyll dhe janë gjetur nga djali i Preng Simonit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!