Vrasja e producentit shqiptar në Londër në sy të gruas e fëmijës, shpallet fajtor kikboksieri

schedule21:40 - 11 Shkurt, 2022

schedule 21:40 - 11 Shkurt, 2022

Një vrasës suedez është shpallur fajtor për vrasjen e shqiptarit Alex (Flamur) Beqiri. Gjykata në Londër ka shpallur fajtor “kikbokserin” suedez, Anis Hemissi. Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje në pragun e shtëpisë së tij në sy të gruas dhe djatit të tij ditën e Krishtlindjeve, në vitin 2019.

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar momentet pak para se të ndodhte krimi, ku Beqiri shihet teksa i afrohet shtëpisë. Një tjetër video, tregon momentin ku ekzekutuesi, Anis Hemissi, shfaqet i veshur si punonjës pastrimi dhe monitoron lëvizjet në shtëpinë e shqiptarit.  Mediet e huaja raportuan se eleminimi i tij ka të bëjë me disa vrasje të ngjashme mes bandave të shqiptarëve në Europë duke theksuar se ai ishte ndër më të kërkuarit në Suedi. Beqiri ndryshe njihej dhe si producent. Viktima që kishte kombësi suedeze dhe shqiptare, pavarësisht se pretendonte që merrej me muzikë, në fakt, ishte i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës nga Spanja në Holandë e më gjerë. Para vrasjes, sipas autoriteteve ai tregohej i kujdesshëm dhe ruhej gjatë gjithë kohës.

Si ndodhi ngjarja?

Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, u qëllua rreth orës 9 të së martës, ndërsa gruaja e tij ulëriste nga tmerri jashtë shtëpisë së tyre në Battersea. Pasi e qëlluan ai ndihmua nga një mjek dhe një infermiere që jetonte në të njëjtën rrugë pranë Thames, por nuk mundi të shpëtonte. Rasti u lidh me disa nga ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij janë të vrarë pasi ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë. Në vitin 2008 ai ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët e cilësuan atë si pjesë të një bande ndërkombëtare së drogës që transferoi hashash me vlerë rreth 2 milion paund në Skandinavi.

Cili ishtë Flamur Beqiri, i njohur si Alex?

Beqiri është martuar me gruan e tij, Debora Krasniqi, në Cernobbio pranë Lake Como, Itali, në tetor 2018. Në artikullin në revistën Grace Ormonde Wedding Style, i cili publikoi foto të rastit që tronditi Britaninë zbuloi se çifti u takua për herë të parë përmes Facebook. Zonja Krasniqi i tha revistës se dyshja, fillimisht ishin vetëm miq, por më vonë u dashuruan marrëzisht’. “Gjithmonë kishte diçka të veçantë në lidhjen tonë,” tha ajo. Duke folur për ditën e veçantë, ajo tha: ‘Unë pashë vetëm atë dhe djalin tim, dhe gjithçka u duk kaq perfekte. “Ndërsa ecnim si burrë e grua, u kthyem te njëri-tjetri, buzëqeshëm dhe thamë ‘Pfff, faleminderit Zotit që jemi bashkë”. Por dashuria e tyre do të shuhej shumë shpejt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!