Vrasja e presidentit Moise, Haiti kërkon ndërhyrjen e trupave të huaj në vend

schedule10:51 - 10 Korrik, 2021

schedule 10:51 - 10 Korrik, 2021

Haiti ka kërkuar ndërhyrjen e trupave të huaj në vend pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise. Kërkesa iu dërgua qeverisë së SHBA-së dhe OKB, por SHBA tha se nuk do të dërgojë trupa ushtarake “në këtë periudhë trazirash në vend”.

Në një deklaratë dje, policia e Haitit tha se një grup prej 28 mercenarësh të huaj vranë presidentin . Pas një beteje me armë në kryeqytetin Port-au-Prince, 17 prej tyre u arrestuan.

Tre të dyshuar u vranë nga policia dhe tetë të tjerë ende janë në kërkim. Megjithëse SHBA-ja  tha se nuk do të dërgojë trupa, në një deklaratë të premten qeveria amerikane tha se do të  dërgonte zyrtarë të FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Haiti për të ndihmuar në hetimin e ngjarjes tragjike.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të duhet të miratojë një plan për të dërguar trupa ndërkombëtare në Haiti.

Vrasja ka shkaktuar trazira civile në Haiti. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!