Kapiten Artur Meçollari thotë se Serbia nuk ka prova se vrasja e policit serb në Lloznicë, qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën është kryer nga shqiptari Fation Hajrizi.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Meçollari u shpreh se autoritetet serbe kanë gjetur vetëm dokumentet, që i përkasin vëllait të tij, Artan Hajrizit.
Ndërsa ish oficeri Dritan Goxhaj deklaroi se kjo ngjarje po shftyrëzohet nga serbët. Sipas tij, Ivica Daçiç e ka konsideruar vrasjen e policit, akti terrorist, 4 orë pasi ndodhi ngjarja.
Pjesë nga diskutimi
Artur Meçollari: Burimet serbe thonë që policia ka vajtur për ta kontrolluar. Thelbi qëndron, burimet serbe thonë, policia ka tentuar ta kontrollojë dhe burimet serbe thonë ishte akt terrorist. Nuk ka mundësi. Kjo gjë nuk ka mundësi.
Dritan Goxhaj: Etiketimi i këtij akti terrorist, ka ardhur 4 orë pas ndodhjes së aktit. Deklaratat e para të policisë, nuk e kanë quajtur në asnjë moment akt kriminal, e kanë konsideruar veprim kriminal, kanë treguar se çfarë kanë ndodhur. Pas 4 orësh, ka dalë Daçiçi dhe ka thënë është terrorist. Kjo tregon qartësisht se po e shfrytëzojnë.
Artur Meçollari: Kemi të bëjmë me profilin e një krimineli. Të spostohet nga veprimi i një krimineli te një terrorist, do shumë fakte, do shumë prova. Edhe vetë Serbia nuk e provon që ka qenë ky, se ka gjetur vetëm dokumentat. Jemi ende herët për të bërë deklarata.
Dritan Goxhaj: Kurti, pjesërisht ka rënë në grackë, pjesërisht po e shfrytëzon. Ngjarja tregoi që Policia e Kosovës dhe organet e sigurisë së Kosovës, nuk kishin asnë lloj dijenie se ku ndodhej ky person, deri në momentin që ndodhi gjarja.
Artur Meçollari: Ka një dështim të elementëve të sigurisë, të arratisesh nga burgu. Si qeveria e Kosovës dhe opinoni publik kosovar e dënojnë aktin. Informacioni vjen nga Serbia që vjen nga Serbia që është akt terrorist. Duhet të provosh të gjithë lidhjet mbi të cilën është ngritur./abcnews.al