Vrasja e policit në Lezhë, eksperti: Dyshohet se kishin një mentor që i shfrytëzonte

schedule20:17 - 9 Tetor, 2021

schedule 20:17 - 9 Tetor, 2021

Emisoni “vetting” me anë të ekspertëve ka marrë në analizë operacionin e policisë së Lezhës ku u vra nënkomisari Saimir Hoxha.

Profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço ngre dyshime se tre të rinjtë të cilët ndoqën makinën e policisë kanë mentorë dhe shfrytëzohen nga një grup i strukturuar kriminal.

“Duhet zbardhur pse këta policë ishin vetëm tre dhe nuk kishin një grup mbështetës? Pse këta persona po ndiqeshin nga një grup i rrezikshëm që po i cënonte autoritetin e tyre në mes të rrugës. E treta kush janë mentorët e këtij grupi , ata nuk ishin profil i lartë. Ata ishin profil i një adoleshenti të vonuar më shumë probleme familjare , më shumë probleme sociale, i cili shfrytëzohet nga mentor , nga një grup i organizuar kriminal.” tha Ervin Karamuço.

Ndërsa eksperti dhe ish-oficeri i policisë Ergys Muzhaqi sqaron se ky nuk ishte një operacion i strukturuar më parë.

“Ky nuk është një operacion i strukturuar dhe mirëorganizuar më para. Përndryshe do të kishte informacione, organizim personeli , pozicioni përkatëse , informacione te minutës së fundit ku ndodhet i dyshuari apo si është dinamika e zonës në fjalë. Gjera me kuptoj nuk kanë lidhje me rastin në fjalë. Duke sikur është lëvizje e shpejte e çastin, ndoshta ndonjë sqarim identiteti, ndoshta ndonjë shqetësim që kanë ndjerë policët. Rregulli numër një i pashkruar në asnjë rregullore policie oficeri i policisë bën detyrë duke marrë masën paraprake që të kthehet i gjallë në shtëpi.” tha Ergus Muzhaqi.

/abcnews.al/