Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka dënuar sulmin me armë ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit, ku si pasojë mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagos një tjetër. Përmes rrjeteve sociale, Hasani shprehet se vrasja e policit kërcënon stabilitetin e rajonit dhe autorët duhet të përballen me ligjin.
“Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës. Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur. Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë.“, shprehet ministri i ri i Jashtëm.
Mes të tjerash, Hasani thekson edhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës. “Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, përfundon Hasani.
1/2 Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës.
Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur.— Igli Hasani (@IgliHasani) September 24, 2023
/abcnews.al