Vrasja e poetit disident Havzi Nela/ Kukës, përkujtohet 36 vjetori i ndarjes nga jeta

schedule15:41 - 10 Gusht, 2024

schedule 15:41 - 10 Gusht, 2024

36 vite më parë më 10 gusht të vitit 1988 në qytetin e Kukësit Poeti disident Havzi Nela dhe autori i mijëra vargjeve u vra për shkak të krijimtarisë së tij, nga regjimi komunist. Bashkëshortja e tij, Lavdie Nela, në këtë 36 vjetor vendos lule në bustin e martirit të demokracisë, pranë gjimnazit të qytetit që mban emrin e tij ndërsa kërkon që të bëhet drejtësi.

Ajo thekson se bashkëshorti i saj humbi jetën duke luftuar për të drejtën e fjalës.

Havzi Nela u burgos 21 vjet nga regjimi komunist dhe në fund u dënua me vdekje, sepse fliste hapur kundër ndalimit të fesë, kundër kolektivizimit dhe kooperativave në fshat. Bashkia e Kukësit në vitin 2018 vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!