Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Lezhë, në kërkim autori/ Policia identifikon një person të përfshirë në vrasjen e Pjetër Kazës

schedule15:00 - 2 Qershor, 2025

schedule 15:00 - 2 Qershor, 2025

: Gjakmarrja dyshohet të jetë motivi kryesor i vrasjes së Pjetër Kazes, 57 vjeç, ngjarje që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Tales. Nga hetimet paraprake, provat e mbledhura në vendngjarje, dëshmitë e marra dhe të dhënat e siguruara nga inteligjenca policore, grupi hetimor ka identifikuar si autor të dyshuar të vrasjes shtetasin me inicialet G.A., i cili është shpallur në kërkim.Burime nga hetimi konfirmojnë se krimi dyshohet të jetë kryer për motive gjakmarrjeje.

Autori i dyshuar kishte ndjekur lëvizjet e viktimës dhe e kishte pritur jashtë rrethimit të banesës së tij. Sapo 57-vjeçari kishte parkuar mjetin në oborr dhe po i drejtohej hyrjes së shtëpisë, ai është qëlluar me armë zjarri automatike, duke mbetur i vdekur në vend.Pamjet e kamerave të sigurisë në zonë kanë luajtur rol kyç në identifikimin e të dyshuarit. Nga analizat e kryera është verifikuar lëvizja e tij në kohën e ngjarjes, ndërsa deklarimet e të afërmve nuk kanë arritur të krijojnë një alibi të besueshme për të.

Ekspertët e kriminalistikës, të mbështetur në provat materiale dhe teknike të gjetura në vendngjarje, janë fokusuar te shtetasi G.A., ndonëse nuk është konfirmuar ende nëse ai ka lidhje të drejtpërdrejtë me fisin Gjini, me të cilin viktima kishte një konflikt të hershëm. Për policinë e Lezhës, gjithsesi, pista kryesore mbetet gjakmarrja.I dyshuari është shpallur në kërkim dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë në ndjekje të tij, ndërkohë që hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj vrasjeje.



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!