Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata rrëzon Prokurorinë, nuk thërret Gazment Bardhin si dëshmitar

schedule10:25 - 28 Mars, 2023

schedule 10:25 - 28 Mars, 2023

Sot në gjykatën e Elbasanit zhvillohet seanca për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ku i pandehur është Arbër Paplekaj. Gazetarja Edisona Skënderi raporton se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që në seancë të thirret edhe Gazment Bardhi, por gjykata e rrëzoi atë.

Sot janë duke u marrë në pyetje disa nga 59 dëshmitarët për këtë ngjarje.

Si ndodhi ngjarja?

Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie. Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Paplekaj

Paplekaj ishte shoqërues i drejtues politik të Partisë Demokratike të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Paplekaj, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin./abcnews.al