Vrasja e Pjerin Xhuvanit nga struktura e armatosur e PD, dalin para Gjykatës 2 ish-drejtorët e policisë

schedule13:16 - 30 Qershor, 2022

schedule 13:16 - 30 Qershor, 2022

Kanë mbërritur në Gjykatën e shkallës së parë Elbasan, dy Zv.Drejtorët DVP Elbasan Nikollaq Palla dhe Albert Nushi. Prokurore të çështjes janë  Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka ndërsa Gjyqtar Taulant Tafa. Zv.Drejtori Albert Nushi i pyetur nga mediat nuk dha prononcim duke u shprehur se nuk jemi njohur me masën e sigurisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore së bashku me Prokurorinë e Elbasanit kanë hetuar punonjësit e policisë për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

Gjykata la nën masën arrest shtëpie zëvendës drejtorin e policisë Berat Albert Nushi i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte zv drejtor për krimet në Elbasan. Në po të njëjtën masë sigurie u la edhe Nikollaq Palla Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në Policinë e Elbasanit.

Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie. Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Papleka, ish-efektiv i RENEA-s qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!