Është vetëdorëzuar personi që dyshohet që të ketë qëlluar për vdekje me armë Pjerin Xhuvanin në Elbasan. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA-s. Mësohet se Pepkola ka dy vite që është larguar nga policia.
56-vjeçari Pjerin Xhuvani është vrarë pasditen e së mërkurës në rrugën “5 Maji” në Elbasan. Siç raportoi edhe gazetari Aldo Kozarja, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy lloje armësh, dhe për këtë arsye dyshohet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve politike që po bënin fushatë në këtë zonë.
Të plagosur kanë mbetur tre persona të tjerë një efektive policie dhe dhëndri i viktimës dhe Klemend Xhaferri. Raportohet po ashtu se në momentin e ekzekutimit, viktima ka qenë duke ecur në këmbë dhe i shoqëruar nga dhëndri i tij. sb/abcnews.al/