Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata rrëzon kërkesën e Paplekajt për riekspertim të ngjarjes

schedule12:35 - 11 Janar, 2023

schedule 12:35 - 11 Janar, 2023

Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Arbër Paplekaj, Mirash Martinaj, i cili dy ditë më parë kërkoi rieskpertim të ngjarjes dhe eksperët të mos jenë të prokurorisë së Elbasanit.

Arbër Paplekajn akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e oficeres së policisë, Xhensila Sota, ngjarje e ndodhur më 21 prill 2021 në Elbasan.

Në seancën e sotme gjyqësore pritet të zhvillohet ballafaqimi i provave matriale që Prokuroria disponon.

Në pamjet e siguruara nga ABCNews, është I pranishëm pas kafazit të qelqtë edhe vetë Paplekaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!