Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha: Bardhi bashkë me Ballën përgjegjës politikë, mos bëhen hetime të njëanshme

schedule13:41 - 20 Qershor, 2022

schedule 13:41 - 20 Qershor, 2022

Burime ekskluzive për ABC bëjnë të ditur, se në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, janë zgjeruar hetimet. Gazment Bardhi do thirret në Prokurori për të dëshmuar.

Berisha në një konferencë me gazetarët u shpreh se së bashku me Bardhin, duhet të thirret edhe Taulant Balla.

Berisha: Autori kryesor politik i ngjarjes është Taulant Balla dhe kjo është shumë evidente. Unë në Parlament jam shprehur që të dy ata janë përgjegjës politikë për ngjarjen. Por të thërrasësh Bardhin pa thirrur Ballën nuk  bën asgjë tjetër vetëm provon SKAP-un e partisë. Balla nxori njerëzit me karta dhe lista votimi duke shpërndarë para. Unë nuk jam për hetim të njëanshme, unë jam për hetime të vërteta. Nuk mund që njëri të jetë mbi ligjin dhe tjetri nënë ligjin.

ABC mëson se dyshja e prokurorëve Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka, kanë zgjeruar rrethin e personave të cilët dyshohet të kenë urdhëruar badigardët apo shtyrë ato drejt ekzekutimit të mjekut Pjerin Xhuvani, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen “5 maji” në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, 2021.

Krimi i rëndë erdhi pas një debati mbi pretendimet që kishte grupi i badigardëve  të PD-së, për disa karta identiteti, për të cilat Prokuroria e Elbasanit dhe hetimet tregojnë se nuk kanë ekzistuar. Në automjetin e dyshuar janë gjetur vetëm lista patronazhistëve që prokuroria i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në ditët në vijim pritet që Prokuroria të çojë një flet thirrje edhe për Gazmend Bardhin, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por edhe si kryesuesi i listës së PD në Elbasan, ku ka bindje se nga ajo seli është dhënë urdhër për të qëlluar ndaj Pjerin Xhivanit./Abcnews.al/