Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Apeli pranon kërkesën e Arbër Paplekajt, vendos rihapjen pjesërisht të procesit gjyqësor

schedule20:02 - 4 Mars, 2024

schedule 20:02 - 4 Mars, 2024

Gjykata e Apelit ka vendosur rihapjen pjesërisht të procesit ndaj Arbër Paplekajt, që është dënuar me 21 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021.

Apeli ka vendosur kryerjen e një ekspertimi kriminalistik mbi dinamikën e ngjarjes, duke pranuar kërkesën e të pandehurit Arbër Paplekaj.

Paplekaj është dënuar me 22 vite burg nga gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan për ‘vrasje në rrethana cilësuese’.

Pjesë e këtij procesi janë edhe dy nën ish drejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi e Nikollaq Palla, që u dënuan për shpërdorim detyre me 16 muaj shërbim prove. Edhe gjashtë efektivët e forcave Shqiponja kanë marrë të njëjtin dënim për akuzën e shpërdorimit të detyrës./abcnews.al