Vrasja e nuses dhe vjehrrës në Devoll, pamjet nga shtëpia “skenë krimi”, viktimat me shenja në trup e fytyrë

schedule16:31 - 5 Mars, 2022

schedule 16:31 - 5 Mars, 2022

Kjo është shtëpia ku ka ndodhur vrasja e nuses e vjehrrës, Fatmira dhe Bukurie Bami, gjatë natës së kaluar në Devoll.

Shtëpia tashmë është kthyer në skenë krimi ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

Lexo edhe: Horror në Devoll, hyri për të grabitur, hajduti vret në shtëpi nuse e vjehërr, identifikohet nga policia

Dyshohet se ato janë vrarë me sende të forta pasi  në trupin dhe fytyrën e viktimave ka pasur shenja goditjeje.

Autori Ali Zili, ka rënë në prangat e policisë pak minuta më parë. Ai dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon dhe kap në kohë rekord, autorin e dyshuar të vrasjes së dy shtetaseve në fshatin Progër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në fshatin Progër, Devoll, ishin gjetur të pajeta dhe me shenja dhune në banesën e tyre shtetaset F. B., dhe B. B., menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Progër. Ky shtetas dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!