Personi që organizoi vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, shihet në këtë video në aeroportin e Rinasit pasditen e 20 prillit. Ai shoqërohet nga Valbona Deda vajza me të cilin ishte fejuar dhe person që ka ndihmuar hetuesit për të zbardhur vrasjen e Nikuljat. Haxhiaj shfaqet në kamerat e sigurisë që lëviz qetë dhe i pa shqetësuar në ambientet e aeroportit pak para se të nisej drejt Anglisë.
E fejuara e Haxhiajt ka treguar për hetuesit se ai ka mbërritur në shqipëri në 24 nëntor ndërsa fejesa është realizuar 2 ditë më vonë. Po kështu ajo ka treguar se, ditën e Shën Valentinit ka shkuar në Aeroport bashkë me të fejuarin e saj Edmondin dhe kanë marrë shtetasin portugez Ruben Saraiva dhe më pas e kanë çuar në shëngjin. Ajo ka treguar se e ka takuar edhe disa herë të tjera Saraivën në shoqërinë e të fejuarit të saj madje ai përshëndeste me fjalët shqip si e kalut.
Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se, Haxhia ka mbërritur nga Britania e Madhe në Shqipëri më 24 nëntor me qëllim për të organizuar vrasjen e Adrian Nikulajt. Nga ana tjetër policia ka siguruar informacion përmes burimeve konfidenciale se, anëtarë të fisit Lestakaj që ishin në hasmëri me Nikulajn prej vitit 1996 kishin provuar disa herë eleminimin e tij. Ata kanë tentuar të paguajnë një shumë prej 300 mijë euro një personazhi të njohur në zonën e Fushë-Krujës për të realizuar vrasjen, por kanë dështuar për shkak të njohjes së tij me viktimën.
Pas këtyre tentativave hetuesit kanë krijuar bindjen se anëtarët e familjes Lestakaj përmes ardian Nikulajt kanë kontaktuar 4 shtetasit britanikë dhe portugezin Ruben Saraiva për të kryer varasjen. Ndërsa të enjten, një prokuror anglez dhe një oficer i policisë gjyqësore kanë zhvilluar një takim në prokurorinë e Lezhës me hetuesit që po punojnë për vrasjen e Adrian Nikulajt. Mësohet se ata janë njohur me aktet proceduriale dhe provat me qëllim ekstradimin e katër personave të arrestuar disa ditë më parë në Londër.
Gjykata ka caktuar ndaj tyre masën e arrestit me afat 40 ditë. Pritet që të premten të dalin përballë gjykatës në londër Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman ku do të vendoset nëse do të lejohet apo jo ekstradimi i tyre drejt shqipërisë. Policia nuk ka mundur të lokalizojë ekzekutorin Ruben Saraiva dhe anglezin Harry Simpson që ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e viktimës./abcnews.al