Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Nikulajt/ Mero Baze për akuzat e Berishës: Kërkon të krijojë idenë e një fushate me tensione

schedule20:16 - 20 Prill, 2023

schedule 20:16 - 20 Prill, 2023

Gazetari Mero Baze komentoi sot në “Tema e Ditës” në ABC News akuzat e Sali Berishës për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Gazetari u shpreh se fakti që Nikulaj ka një background kriminal tregon se ngjarja nuk ka lidhje me politikën ndërsa i cilësoi akuzat e Berishës si montruoze.

Teksa u pyet nga gazetarja Juli Krisafi se cili është qëllimi i Berishës për të përfshirë politikën në këtë vrasje, analisti tha se ai ka për qëllim që të sigurojë më shumë vota. Siç shtoi Mero Baze, kreu i Foltores tenton që të krijojë idenë se po nis një fushatë me tensione dhe vrasje.

“Interesi i tij është fakti që atë ndikim të vogël elektoral që mendon se ky person e ka pasur në Lezhë, duke akuzuar qeverinë, shpresojnë që ky fluks votash të kalojë në krahun e tyre për t’u faktorizuar dhe për të krijuar idenë e një fushate elektorale që po nis me vrasje. Duan të krijojnë një proces të inkriminimit të zgjedhjeve. Mënyrë për të ndezur fushatën elektorale sipas stilit të Berishës.”, tha gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!