Vrasja e Nikolin Lekstakaj në Lezhë/ Shoqërohen në polici disa persona, mes tyre edhe nga fisi Nikulaj

schedule09:16 - 20 Korrik, 2023

schedule 09:16 - 20 Korrik, 2023

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona lidhur me vrasjen e Nikolin Lekstakaj në Balldren. Të shoqëruar janë persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen por jo të dyshuar. Në mesin e të shoqëruarve mësohet se janë edhe të afërm të fisit Nikulaj por ende nuk ka asnjë autor të dyshuar.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se janë sekuestruar edhe kamera të biznesve që gjenden në rrugën Balldre-Lezhë për të parë lëvizjet e autorëve. Nikolin Lekstakaj u ekzekutua pasditen e së mërkurës. Viktima u qëllua nga një makinë në lëvizje në momentin që po dilte nga marketi në Balldren.

LEXO EDHE: Vrasja për gjakmarrje/ Si nisi konflikti mes fiseve Nikulaj e Lekstakaj

Dyshimet janë se vrasja është kryer për hasmëri me fisin Nikulaj. Kjo ngjarja pasohet pas vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin, 3 muaj më parë. Nikulaj u ekzekutua teksa po pinte kafen në lokalin e tij nga një person i veshur me jelek fosforeshent, i veshur si korrierët që shpërndajnë postën./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!