Vrasja e ndërtuesit, policia kap policin/ Hodaj: Vrasje atipike. Llabani: Autori e ndoqi viktimën për një javë

schedule22:04 - 25 Nëntor, 2024

schedule 22:04 - 25 Nëntor, 2024

Drejtori për hetimin e krimeve të rënda, Ervin Hodaj thotë se vrasja e ndërtuesit Eduart Reçi është atipike, për shkak të armës që është përdorur nga autori, por edhe faktin se sa shpesh ai ka shkuar në vendin e ngjarjes, për të realizuar krimin.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Hodaj u shpreh se detajet e vogla zbardhën vrasjen.

Ndërsa gazetarja Anduena Llabani deklaroi se autori i dyshuar, e ka ndjekur viktimën për një javë.

Ervin Hodaj: Së pari duhet të them, që kur ndodhi ngjarja, analizat që janë bërë në polici, në Drejtorinë Vendore të Tiranës dhe në Drejtorinë e Përgjithshme, u pa dhe u analizua, vrasja ishte një vrasje atipike. Ishte një ngjarje e veçantë që nuk ndodh shpesh në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Që nga arma që është përdorur, që nga mekanizimi. E pazakontë në terma të përgjithshme. Rrethanat që ka përdorur i dyshuari për ta realizuar vrasjen, apo po themi shpeshtësia e tij që ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ne, në fillim kemi qenë para një autori të panjohur. Ka qenë punë profesionale e specialistëve të Krimeve të Rënda, kanë qenë konstant në vendin e ngjarjes, kanë grumbulluar çdo detaj. Jemi në fazat e dyshimit. Kjo ka sjellë në zbulimin e ngjarjes, kanë qenë detaje të vogla. Jemi në fillimet e para të hetimit. Jemi në fazat e para. Ambienti i lokalit ka qenë ambient shumë i vështirë për t’u kontrolluar. Jemi në dinamikë e sipër.

Anduena Llabani: Një nga qitësit më të mirë të uniformave blu. Autori e ka ruajtur viktimën për 1 javë rresht, ata hidhnin fishekzjarre që të dilte nga shtëpia, për ta ekzekutuar. Prona, zaptimi i pronës, kishin detyruar një oficer policie, të shkonte në aktin më ekstrem. Ne kemi një autori që nuk e pranon krimin, kemi vëllanë bashkëpunëtor në vrasje dhe nuk pranojnë krimin./abcnews.al