Vrasja e ndërtuesit në Tiranë/ Karamuço: Arma kushton deri në 5 mijë euro. Avokatja: Autori është specialist dhe i shtrenjtë

schedule22:48 - 14 Nëntor, 2024

schedule 22:48 - 14 Nëntor, 2024

Avokatja Enida Bozheku ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se autori që qëlloi për vdekje ndërtuesin Eduart Reçi është specialist dhe shumë i shtrenjtë.

“Të gjithë biem dakord që autori është specialist. Teknikisht duhet të jetë shumë e shtrenjtë”, u shpreh ajo.

Ndërsa, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se arma me të cilën u krye vrasja kushton 1700 euro në dyqan, kurse në treg të zi shkon deri në 5 mijë euro.

Ai ka theksuar se viktima ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur goditja dhe krimineli ka qene goxha profesionist.

“Kjo arma kushton 1700 euro, e shitur në dyqan. Në treg të zi shkon 3, 4, 5 mijë euro.

Janë plumba thjesht çelik, që dalin dhe godasin deri në 60-70 metra. Për ta bërë natën këtë, i ndjeri ka qenë në një sheshpushim, jo në një rrugicë. Nuk e di sa ka qene ndriçimi.

Ka goxha profesionalizëm, krimineli, ai që ka kryer veprën, sepse duhet të marrim dhe një faktor tjetër, lëvizjen. Ai ka qenë në lëvizje, pavarësisht se fliste në telefon, i ndjeri bënte një lëvizje në sheshpushim. Ka gjetur momentin që ka ndaluar dhe menjëherë ka bërë qitjen”, tha Karamuço./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!