Vrasja e ndërtuesit/ Gazetari Leka: Nuk dihet ende lloji i armës. Dyshime se autori është vrasës me pagesë, ka vepruar i vetëm

schedule18:21 - 14 Nëntor, 2024

schedule 18:21 - 14 Nëntor, 2024

Gazetari Ervin Leka thotë se ende nuk dihet lloji i armës së përdorur për vrasjen e ndërtuesit Eduard Reçit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet, pasi predha nuk është gjetur.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se policia ka dyshime se autori ka është vrasës me pagesë dhe ka vepruar i vetëm.

“Është sigurisht një ngjarje e rëndë, Eduard Reçi ka pasur një predhë tejçuese që ka dalë nga kafka e tij. Dinamika që ka zhvilluar edhe grupi hetimor, kanë qëndruar në vendin e ngjarjes, dyshohet se është distancë e largët. Për të nisur nga dinamika, rreth orës 23:00 kanë qenë disa qytetarë që e kanë parë Reçin në trotuar, kanë njoftuar menjëherë policinë. Edhe nga ajo që kanë zbuluar hetimet e deritanishme, Eduard Reçi ka qenë në një sheshpushim, ku zona është e pajisur me kamera, me biznese, ku edhe një lokal ka qenë në pronësi të Reçit. Ngjarja ka ndodhur në këtë sheshpushim. Duket e habitshme sesi është zhdukur kjo predhë. Kemi dyshime se mund të jetë armë sportive, pushkë, por edhe ndonjë snajper. Dyshohet se Reçi ka dalë vetë dhe pa rënë në pritë. Ka qenë momentale dalja e tij në oborrin e këtyre pallateve. Kjo shpjegon profesionalizmin e qitësit, ka qenë preçiz. Konflikte nuk ka pasur, të paktën nga deklaratat që kanë bërë familjarët, hetimet janë te bizneset e tij. Nga dinamika e ngjarjes, dyshohet se autori që ka qëlluar, ka qenë një i vetëm. Dyshohet se ai është ndihmuar nga një person tjetër. Mund të ketë lëvizur ndonjë automjet. Edhe kjo ngjarje duket tipike mafioze. Kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, ose vrasës profesionist”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!