55 vjeçari Nazmi Bandulla është qëlluar me armë zjarri 3 herë rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër.
“Në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen Partizani“, njofton policia.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al