Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Martin Canit/ Një vit pas ngjarjes prokuroria kërkon dënimin e Përlleshajt me 25 vite burg

schedule16:15 - 17 Nëntor, 2025

schedule 16:15 - 17 Nëntor, 2025

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite heqje lire për të miturin Mario Përlleshaj, i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Canin dhe plagosi Luis Meçen, një vit më parë pranë shkollës, Fan Noli në Kryeqytet.

Gjatë dhënies së pretencës, prokurorja e Tiranës Alma Felja, tha se e lë në vlerësimin e gjykatës dënimin përfundimtar duke sjellë në vëmendje nenin 97 për fëmijët. Ky nen përcakton se dënimi në këto kushte nuk i kalon 12 vite, ç’ka do të thotë se nëse gjykata merr parasysh këto rrethana, Mario Përlleshaj, mund të dënohet me më pak se gjysma e dënimit fillestar të kërkuar nga Prokuroria.

Vrasja e Martin Canajt dhe plagosja e Luis Meces, ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar pranë shkolës Fan Noli. Pas një sherri të ndodhur mes adoleshentëve disa ditë para ngjarjes së rëndë, Martin Cani kishte thirrur shokun e tij Luis Mecen nga një shkollë tjetër e Tiranës, ndërsa Mario Përlleshja disa shokë të tjerë të tij, në mënyrë që të sqaroheshin. Por pas takimit pranë shkollës Fan Noli për tu sqaruar, ka pasur sërish konflikt. Që prej arrestimit të tij Mario Përlleshaj mbahet mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!