Vrasja e Martin Canit/ Prokuroria dërgon në gjyq Mario Përlleshajn. Hetim për shpërdorim detyre për stafin e shkollës

schedule14:35 - 11 Shkurt, 2025

schedule 14:35 - 11 Shkurt, 2025

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Përlleshaj akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.

Gjithashtu, nga ana e organit të akuzës është vendosur ndarja e akteve të këtij procedimi, të akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës, të cilat janë regjistruar në një procedim tjetër.

Për këtë, hetimet vazhdojnë  pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!