Gjykata e Tiranes vendosi te enjten qe te kaloj për gjykim çështjen në ngarkim të të miturit Mario Përlleshaj. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij 14 vjecar Martin Cani dhe plagosjen e Luis Mecajt ngjarje kjo e ndodhur në Nëntor të vitit të shkuar në afërsi të shkollës Fan Noli.
14 vjeçari Përlleshaj do të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave.
Gjykata nga ana tjetër vendosi të mos pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga avokatët mbrojtës të Mario Perlleshajt.
Në seancen e sotme të pranishëm ishim edhe prindërit e 14-vjeçarit, si edhe shoku i plagosur me prindërit e tij Luis Mecja. Kujtojmë se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”.
Sipas dinamikës së ngjarjes, Martin Cani dhe shoku 14-vjeçar që ai thirri për mbështetje u perleshen me autorin kur ai i qëlloi me thikë.
Nga plagët humbi jetën Martin Cani dhe mbeti i plagosur miku i tij, Luis Meçe, ndërsa gjatë përleshjes u vetëplagos në parakrah edhe vete autori Mario Përlleshaj.
/abcnews.al