Vrasja e mafiozit rus, autoritetet greke kapën njeriun e gabuar

schedule10:28 - 13 Janar, 2022

schedule 10:28 - 13 Janar, 2022

Para dy ditësh autoritetet greke e arrestuan si personin e dyshuar për vrasjen e mafiozit rus Solonik dhe të dashurës së tij bukuroshe, Miss Rusia 1997 Svetlana Kotova, por 48 vjeçari gjerorgjian nuk ishte lidhje me ngjarjen.

Gjeorgjiani u arrestua në aeroportin Maqedonia në Selanik, por ai në të vërtetë nuk kishte lidhje me vrasjen por ishte një person i kërkuar për drogë, dhe në Greqi kishte ardhur për të marrë pjesë në një funeral.

Ndërkohë ai kishte dhe shtetësi greke që prej vitit 2000 dhe njihej si Karsliadis Ioakeim i Vassilios dhe Nina me datëlindje 30/1/1974. Gjatë ndalimit të tij ai nuk ka dhënë shumë sqarime por vetëm se ka udhëtuar nga Qipro në Greqi për të shkuar në një varrim, ndërsa 10 vite më parë ishte kthyer për të paraqitur në ushtri./abcnews.al