Pak ditë pas vrasjes së Lulzim Vishës në kamëz, grupi hetimit ka zbardhur itenerarin e autorëve në bazë edhe të verifikimit të kamerave të sigurisë në zonë.
Sipas burimeve për ABC News autoret i kane bërë pritë Vishës rreth 200 metra larg banesës së tij aty ku viktima kishte parkuar. Menjëherë sapo ka dalë nga banesa, 48 vjecari është futur në makinën e tij dhe sapo e ka ndezur për të lëvizur është afruar mjeti tip Porch në ngjyrë gri nga ku është qëlluar me breshëri plumbash.
burime thonë se ka dyshime të forta që është qëlluar nga pjesa e pasme e mjetit dhe autorët dyshohet se kanë qenë dy persona. Pas krimit autorët kanë ikur në drejtim të rrethit të bathores, me pas drejt rruges se repartit Renea dhe permes nje tjeter rruge te prishur ku nuk ka as kamera siguria kane levizur drejt Zall Herrit aty ku mjeti u gjet duke u djegur.
Të njëjtat burime thonë se levizjet e viktimes po ndiqeshin prej disa ditësh pasi mjeti I autreve është parë prane vendin te krimit disa dite para ngjarjes .
Gjithashtu Hetuesit kane dale ne perfundimin se gezhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes përkojnë me armën që u gjet tek makina e djegur.
Ndërkohë arma e gjetur në banesën e Eduart dhe Ervis Lamit është e ngjashme me armën e djegur, për këtë policia po punon për të krahasuar gjurmët nëse janë të njejta me ato të gëzhojave , armës së djegur por edhe armës së sekuestruar gjatë kontrollove pas vrasjes së Lulzim Vishës në Kamëz.
kushëriri i Ervis Lamit teksa është marrë në pyetje nuk ka pranuar konfliktin me familjen Visha, ai është shprehur nuk kanë pasur ansjë debat apo konflikt as me viktimën as me vëllain e tij.
Deri më tani Eduart Lami akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe gjykata e ka lene ne masen arrest ne burg, megjithëse kontrolli në banesën U zhvillua pas dyshimeve se dy kushërinjtë mund të kenë pasur konflikte me familjen Visha.
Policia ka shpallur në kërkim dhe Ervis lamin për ta pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e 24 janarit kur një fqinj gjeti të vrarë babain e dy fëmijëve, Lulzim Vishën pranë banesës së tij në Kamëz./abcnews.al


