Vrasja e Lulzim Mashës u porosit nga Matrix/ Aplikacioni është përdorur nga Nuredin Dumani e Suel Çela

schedule10:30 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 10:30 - 4 Dhjetor, 2024

Vrasja e Lulzim Mashës, e ndodhur në janar të vitit 2022 është porositur në “Matrix”, aplikacioni i cili është zbërthyer së fundmi.

Në disa dosje që janë pjesë e hetimeve të SPAK, rezulton se ka patur komunikime mes Nuredin Dumanit dhe Suel Çelës.

Ky i fundit, sipas Dumanit ka dhënë një deshmi ku tregon se ka marrë porosi për vrasjen e Lulzim Mashës nga Suel Çela.

Gjuha shqipe është një nga 33 gjuhet e zbardhura nga deshifrimi i mbi 2.3 milionë mesazheve në aplikacionin “Matrix”.

Europol thotë se gjuha shqipe është një nga gjuhët e përdorura në aplikacionin i cili përdoret për biseda mes grupeve kriminale për aktivitetet e tyre të paligjshme./abcnews.al