Vrasja e Liridonës, një tjetër në pranga/ Policia e Kosovës arreston Tom Dedajn, u dha armën vrasësve

schedule22:15 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 22:15 - 9 Dhjetor, 2023

Një tjetër person ka rënë në pranga për vrasjen e 33-vjeçares Liridona Murselit. Policia e Kosovës arrestoi të shtunën Tomë Dodajn i cili dyshohet se u ka mundësuar armën e krimit, Naim Murselit dhe Granit Plavës.

Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen.

Më herët, ai deklaroi se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të marrë edhe 15 mijë euro të tjera.

Për këtë krim është arrestuar edhe një anëtar i FSK-së, i cili është gjithashtu nip i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla.

Ata kishim përgatitur një skenar, ku fillimisht e raportuan si grabitje por më pas policia zbardhi ngjarjen duke zbuluar se gjithçka ishte porositur nga bashkëshorti i saj.

Murseli akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ndaj Kokalles është ngritur akuza“Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”

Motivet e vrasjes së të resë nuk dihen ende./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!