Vrasja e liderit të Hezbollahut/ Reagon Netanyahu, lëshon paralajmërim edhe për Iranin

schedule21:37 - 28 Shtator, 2024

schedule 21:37 - 28 Shtator, 2024

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar pasi lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në një sulm ajror nga forcat e Izraelit.

Në një deklaratë për mediat, Netanyahu u shpreh se eliminimi i Nasrallahut u ka dhënë shpresë të gjithë atyre që kundërshtojnë boshtin e së keqes të Iranit, shkruan The Times of Israel.

Netanyahu pati një paralajmërim për Iranin, ku tha se nuk ka vend në Lindjen e Mesme, ku Izraeli nuk mund të ndërhyjë.

“Të gjithë ata që kundërshtojnë boshtin e së keqes, të gjithë ata që rënkojnë nën tiraninë e dhunshme të Iranit dhe përfaqësuesve të tij në Liban, Siri, vetë Iran dhe gjetkë, të gjithë ata u mbushën me shpresë sot. Unë u them qytetarëve të atyre vendeve: Izraeli qëndron me ju. Nuk ka vend në Iran apo në Lindjen e Mesme që krahu i gjatë i Izraelit nuk do ta arrijë, dhe sot ju tashmë e dini se sa e vërtetë është kjo”, theksoi ai.

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!